Misioni Historiku Dekani Zv.Dekani Keshilli i Fakultetit Keshilli i Profesoreve Legjislacioni Sigurimi i Cilesise Administrata
Arkitektures dhe Urbanistikes Konstruksioneve dhe Infrastruktures se Transportit Mekanikes se Strukturave Hidroteknikes dhe Hidraulikes Inxhinierise se Ambientit Gjeodezise
Bachelor Master Shkencor Doktoratura
Projekte Konferenca
Brenda vendit Jashte vendit
Jeta Studentore Orari i Mesimeve Orari i Provimeve Projekte


Historiku i FIN

Eshtë një nga fakultetet më të vjetra në arsimin e lartë shqipëtar. Ai është themeluar më 1951 si Degë Ndertim në kuadër të Institutit Politeknik në kryeqytetin Tiranë. Ky hap shënonte njëkohësisht edhe krijimin e Fakultetit të Inxhinierisë si një ndër tre fakultetet  që u përfshinë në Institutin Politeknik. Në këtë periudhë, dekan i parë i Fakultetit të Inxhinierisë, ka qenë inxh. Kiço NEGOVANI dhe më vonë inxh. Pandi SRATOBËRDHA, të cilët vazhduan kontributin e tyre deri në ditët e sotme si Profesorë të nderuar të këtij Fakulteti. Midis pedagogëve dhe studentëve të këtij instituti (më vonë Universitet) ishin edhe pedagogët dhe studentët e Degës Ndërtim, si Prof. Besim DAJA, Prof. Zija KËLLIÇI, doc. Efigjeni FLOQI, doc. Xhemal GJATA, doc. Ilia PAPANIKOLLA, doc. Jorgji ZIKO, doc. Mehmet QARRI, doc. Kiço RAMBI, doc. Bestar DOKA, doc. Vasil PISTOLI, doc. Koço KATUNDI, prof. asoc. Gëzim MUKLI, Prof. Isuf REÇI, ark. Vasilika CICKO, Prof. Enver FAJA, Prof. Asoc. Agim SHEHU, Prof. asoc. Bardhyl SHEHU, ark. Robert KOTE, etj., të cilët së bashku me pedagogët e degëve Mekanike, Elektrike dhe Gjeologji-Miniera formuan Fakultetin e Inxhinierisë.  Ndër ish-studentët e këtij Fakulteti përmendim disa nga të diplomuarit e parë, si: dr. Emin MYSLIU, b.v.sh. Robert SEMINI, inxh. Spiro VJERO, b.v.sh. Riza MINAROLLI, etj., të cilët me punën e tyre janë bërë të njohur në vendin tonë, duke qenë njëherësh edhe bashkëpunëtorë të Fakultetit me udhëheqje dhe konsulencë diplomash apo nëpërmjet studimeve të përbashkëta.
Me krijimin e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, specialitetet e inxhinierisë së ndërtesave civile, industriale, hidroteknike dhe të gjeodezisë, u mbuluan nga dega e ndërtimit, e cila u përfshi në Fakultetin e Inxhinierisë, së bashku me disa degë të tjera.
Në periudhat e para të tyre, fakulteti dhe degët e tij u ndeshën me vështirësitë dhe mungesat e shumta të teksteve dhe literaturës teknike në gjuhën shqipe, të mungesës së stafit pedagogjik të kualifikuarsi dhe pajisjeve laboratorike e bazës materiale në përgjithësi.
Fillimisht u bënë përpjekje me përkthimin e teksteve të huaja, por shumë shpejt nisi edhe botimi i teksteve me autorë shqiptarë, kryesisht pedagogë të stafit pedagogjik të Fakultetit.
Më pas u krijuan edhe laboratorët e parë mësimorë – shkencorë dhe iu kushtua vëmendje edhe punës shkencore në fakultet.
Në vitin 1983 u krijua Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, me dekan prof. Nikolla VERDHO, pedagog dhe konstruktor mjaft i njohur jo vetëm në Shqipëri. Dekanë të tjerë të FIN kanë qenë doc. Vera BUSHATI, dr. Agron LUFI, prof.asoc. Niko LAKO, prof. Niko POJANI, prof. Asoc. Hasan JAHO, prof. Asoc. Forcim SOFTA. Aktualisht dekan i FIN ësht prof. Asoc. Andrea MALIQARI.
Në vitin 1991, u bë ndarja në dy universitete; UNIVERSITETI i TIRANËS dhe UNIVERSITETI POLITEKNIK i TIRANËS. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (sot me rreth 3200 studentë) u bë pjesë përbërëse e UNIVERSITETIT POLITEKNIK të TIRANËS (sot me rreth 8500 studentë), së bashku me tre Fakultete të tjera. Universiteti Polteknik i Tiranës është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, dhe i përket Arsimit publik në bazë të ligjit themeltar të arsimit të lartë Nr. 8461, dt. 25.02.1999”Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Më pas, në vitin 1995 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit u hap dega e Inxhinierisë së Mjedisit, kurse në degën Ndërtim, doli drejtimi Strukturist.
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka mjaft pedagogë të kualifikuar me gradën Doktor i Shkencave, mjaft prej të cilëve kanë edhe titullin Profesor i Asociuar dhe Profesor.
Që prej krijimit të Institutit Politeknik e deri më sot janë diplomuar mbi 3000 studentë të profileve të ndryshme, midis të cilëve mbi 200 inxhinierë strukturistë, mbi 180 inxhinierë të infrastrukturës së transportit, mbi 1000 inxhinierë hidroteknikë, mbi 800 arkitektë dhe urbanistë, mbi 100 inxhinierë mjedisi, mbi 600 inxhinierë gjeodetë.
Aktualisht në FIN studiojnë rreth 1800 studentë të të gjitha profileve.
Nëpërmjet projektit TEMPUS janë ngritur disa laboratorë dhe kabinete mësimorë – shkencorë.
Stafi i FIN ka marrë dhe vazhdon të marrë pjesë në aktivitete kërkimore – shkencore, projekte bashkëpunimi të karakterit didaktik dhe shkencor, në bashkëpunim me Universitete dhe fakultete të tjera jashtë vendit.

Është bërë dhe po bëhet një punë mjaft e mirë me kualifikimin e pedagogëve të rinj të profileve të ndryshme, por edhe përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë në mësimdhënie.

 

 

         
Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit
Adresa: Rr."Muhamet Gjollesha", 54, Tirane.
Tel: 0355 4 22771 417    Tel/Fax :00355 2229 045.
Webmaster Erlin Imeraj